Zyrtare/ Ka zhvilluar paraqitje fantastike, Egnatia rinovon me titullarin deri në vitin 2025

by admin
Spread the love

Paraqitjet e mira me Egnatian kanë dhënë edhe frytet e para për Michael Agbekpornu. Mesfushori ganez ka rinovuar kontratën me klubin rrogozhinas deri në vitin 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në mediat sociale. Në të thuhet se pas paraqitjeve shumë pozitive të futbollistit, klubi ka vendosur që të zgjasë bashkëpunimin deri në fund të sezonit futbollistik 2025.

Agbekpornu këtë sezon ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm me skuadrën e Egnatias që deri më tani po rezulton të jetë një surprizë në “Abissnet Superiore”.

Përveç pozicionit të tij natyral në mesin e fushës, trajnerët e kanë aktivizuar ganezin edhe si mbrojtës. Kujtojmë që Agbekpornu është transferuar tek Egnatia në verën e vitit 2021 dhe kontrata e tij përpara rinovimit skadonte në fundin e këtij sezoni. /oversport.tv

 

You may also like