ZYRTARE/ Juventusi mund Interin në merkato, ish-mbrojtësi i Milanit firmos me bardhezinjtë për…

by admin
Spread the love

Teksa Juventus po përgatitej të largohej nga Leçe pas fitores së bukur dhe të rëndë firmosur nga Vlahoviç, Tiago Djalo zbarkonte në Torino. Mbrojtësi portugez është blerja e re dhe ndoshta e vetmja e bardhezinjve në këtë hapësirë dimërore të merkatos.

Pas fotove dhe autografeve të para, mbrojtësi u paraqit në orën 9 të mëngjesit për vizitat mjekësore, të cilat i paraprijnë nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë atë me “zonjën” deri më 30 qershor 2026, me një pagë 2.5 milionë euro neto në vit.

Lila, klubi me të cilin do t’i skadonte kontrata, do të marrë 3 milionë euro plus 3.5 milionë të tjera bonuse dhe 10 për qind përqindje për rishitjen e ardhshme. Të gjitha me dritën jeshile nga mjekët.

E hëna, për më tepër, ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e afërt të 23- vjeçarit nga Amadora. Djalo, në fakt, sapo është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gjurin e tij të djathtë (këputje ligamenti) dhe për këtë arsye testet e J-Medical ishin vendimtare në përcaktimin e integritetit fizik të lojtarit dhe transferimin e mëpasshëm në seli për të vënë gjithçka në të zezë mbi të bardhë.

Kjo është sigurisht një prurje e rëndësishme për departamentin, duke marrë parasysh edhe lamtumirën e Aleks Sandros në fund të sezonit, e cila do të lirojë një vend në prapavijë.

Në fakt, Djalo mund të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të krahut, përveç atij të qendërmbrojtësit, ndërkohë që ka zgjedhur të veshë numrin 33.

PANORAMASPORT.AL

You may also like