Zyrtare: Goditja e fundit tek Egnatia, vjen mesfushori nga Armenia

by admin
Spread the love

Filip Duranski është zyrtarisht pjesë e Egnatias. Mesfushori zëvendëson kështu Bruno Telushin, i cili është dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut do të jetë një alternative e rëndësishme për trajnerin Zekerija Ramadani për pjesën tjetër të kampionatit.

“KF Egnatia ka arritur të firmosi me mesfushorin 30-vjeçar Filip Duranski, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit.

Duranski luan si mesfushor qendre, vjen pas një aventure në Armeni tek Sevan, si dhe ka provuar të luajë më parë ne skuadra si Sileks, Rabotnicki e Slavia Prague”, njofton Egnatia. / oversport.tv

You may also like