Zyrtare: Giacomo Vrioni transferohet në kampionatin amerikan të futbollit

by admin
Spread the love

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Giacomo Vrioni do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin amerikan të futbollit. Bomberi, që ishte në pronësi të Juventusit, është transferuar zyrtarisht në mënyrë përfundimtare te New England Revolution në MLS.

Sulmuesi kuqezi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2025 me klubin amerikan me opsionin për të zgjatur edhe një vit tjetër bashkëpunimin.

Vrioni shkëlqeu në kampionatin austriak me WSG Tirol sezonin e kaluar ku arriti të fitojë edhe këpucën e artë të turneut me 19 gola të realizuar. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Youth Twitter

You may also like