Zyrtare: Frank Lampard rikthehet në Premier League si trajneri i Evertonit

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Frank Lampard është trajneri i ri i Evertonit. Ish-trajneri i Chelseat ka firmosur një kontratë me klubin nga Liverpuli deri në vitin 2024.

43-vjeçari do të zërë vendin e lënë bosh nga Rafa Benitez, që u shkarkua në 16 janar për shkak të rezultateve të dobëta. Evertoni është drejtuar për një ndeshje nga Duncan Ferguson, që pretendonte që të mbyllte sezonin në krye të skuadrës.

Lampard rikthehet në krye të një skuadre, një vit pas shkarkimit nga Chelsea. Ish-mesfushorin e famshëm nuk e pret një aventurë e lehtë, pasi aktualisht Evertoni zë vendin e 16-të në renditjen e Premier League dhe është vetëm 4 pikë larg zonës që të zbret një kategori më poshtë. / Oversport.tv

You may also like