Zyrtare: FFK-ja e suspendon Eroll Salihun pasi u prononcua për medie

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit e Kosovës e ka suspenduar nga pozita e drejtorit për çështje sportive dhe Këshilltarin Senior Ligjor, Eroll Salihu. 

Ish-sekretari gjeneral i FFK-së është suspenduar për prononcim në medie pa marrë leje nga krerët e FFK-së. 

Salihu është suspendusr për 6 muaj. 

Njoftimi i FFK, pa ndërhyrje

KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE shqyrtoi përgatitjet për organizimin e rrethit elitë të garave për Kombëtaren U17 të femrave ku veç Kosovës janë pjesëmarrëse edhe Gjermania, Sllovenia dhe Austria, e që ky eveniment me rëndësi i është besuar FFK-së nga UEFA. Me këtë rast u konstatua se të gjitha organet dhe personat përgjegjës janë duke i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për pritjen dhe akomodimin e ekipeve si dhe organizimin e ndeshjeve.
KE analizoi edhe rrjedhën e garave në të gjitha rangjet duke konstatuar se ato po rrjedhin normal dhe me një rivalitet sportiv e të baraspeshuar.
KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së. KE shqyrtoi edhe Parashtesa dhe ankesa drejtuar këtij organi. 

You may also like