Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, përkushtim i yni i vazhdueshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar akademik, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes nnga forcat serbe, raporton Shqip.

Osmani ka deklaruar se sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë, është përkushtim i institucioneve ndërkaq thotë se kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm.

“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të Presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit. Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm”, ka shkruar Osmani.

You may also like