ZYRTARE/ Do të rivalizojë me futbollistin e Kombëtares shqiptare, klubi i Serisë A prezanton futbollistin 24-vjeçar

by admin
Spread the love

Ndizet merkato në Serinë A! Zikaltrit e Atalantës mbyllën një marrëveshje me Veronën për të nënshkruar me Isak Hien, një qendërmbrojtës 24-vjeçar që i kushtoi 9 milionë euro skuadrës së drejtuar nga Gian Piero Gasperini, teksa Hien do të rivalizojë me mbrojtësin e Kombëtares Berat Gjimshiti për vendin e titullarit te bergamaskët.  

 

Lojtari suedez kishte luajtur 11 ndeshje këtë sezon për Veronën (të gjitha si titullar), skuadër që aktualisht zë vendin e 17-të në Serie A. Hien ka luajtur gjithashtu për ekipin e parë të Suedisë, ku është aktivizuar në tetë ndeshje deri më tani. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like