Zyrtare: Bruno Telushi rikthehet te Partizani

by admin
Spread the love

Partizani rikthen në shtëpi një nga lojtarët që fitoi titullin kampion me skuadrën e kuqe në sezonin 2018-2019.

Klubi kryeqytetas njofton se ka arritur marrëveshjen me Bruno Telushin, që nga sot është zyrtarisht një lojtar i Partizanit.

“FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Bruno Telushit në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre  dhe nga sot Telushi do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe, me të cilën u shpall Kampion i Shqipërisë në sezonin 2018 – 2019”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania Facebook

You may also like