Zyrtare: Blindohet porta e Partizanit, Bekim Rexhepi firmos për 3 vite

by admin
Spread the love

Pak minuta pasi zyrtarizoi huazimin nga Kukësi të Edison Ndrecës për ndeshjet e Conference League, Partizani njofton se ka bërë një tjetër goditje në merkato.

Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me  Shkëndijëbn e Tetovës për të transferuar portierin Bekim Rexhepi, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kryeqytetasit.  Rexhepi ka qenë i huazuar te Skëndërbeu sezonin e kaluar.

“Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e  Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin e portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.

Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruhet në njoftimin e Partizanit. / Oversport.tv

You may also like