ZYRTARE: Bayern – Barcelona do të luhet pa shikues

by admin
Spread the love

Më 8 dhjetor Bayern Munich e pret në shtëpi Barcelonën në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit në Ligën e Kampionëve.

Prej disa ditësh është bërë e ditur që ky duel do të luhet pa prezencën e shikuesve.

Ndërsa një gjë e tillë është konfirmuar sot, ky vendim vie për shkak të përkeqësimit të situatës me COVID-19 dhe është vendosur që ndeshjet në regjionin e ‘Bavarisë’ të luhen pa shikues të paktën deri në fund të vitit.

Përveç kësaj ndeshje, Bayerni do të duhet të luajë edhe dy takime në Bundesliga pa shikues.

Përballja e 8 dhjetorit do të jetë vendimtare për fatin e Barçës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bavarezët tashmë kanë siguruar kualifikimin tutje

You may also like