Zyrtare: Aurelio Andreazzoli nuk do të jetë më trajner i Empolit

by admin
Spread the love

Tashmë ka marrë edhe formë zyrtare. Aurelio Andreazzoli nuk do të jetë më trajner i Empolit për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

“Klubi i Empolit komunikon se Aurelio Andreazzoli nuk do të jetë më në stolin e Empolit për sezonin e ardhshëm sportiv. Për trajnerin Aurelio Andreazzoli shkon një falënderim i sinqertë dhe i ndjerë nga e gjithë shoqëria jonë për atë që ka bërë me ne në këto vite dhe i urojmë më të mira për të ardhmen e tij sportive dhe profesionale”, shkruhej në komunikatën e Empolit.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Andreazzoli pritet të zëvendësohet nga ish-trajneri i Venezias, Paolo Zanetti. Afrimi i tij në radhët e Empolit është vetëm çështje kohe. /oversport.tv

You may also like