Zyrtare: Atletico Madrid përshëndetet me Luis Suarez dhe Hector Herrera

by admin
Spread the love

Luis Suarez e mbyll me Atletico Madrid pas dy sezonesh. Sulmuesi, i cili në janar mbushi 35 vjeç, nuk do të rinovojë me klubin spanjoll.

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa zbulon se Suarez dhe meksikani Hector Herrera do të luajnë ndeshjen e fundit në “Wanda Metropolitano”.

Në fund të duelit kundër Sevilla të dy lojtarët do të përshëndeten me tifozët, ndërkohë që klubi u ka përgatitur edhe një ceremoni largimi. / oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook

You may also like