Zyrtare: Atalanta “blindon” Berat Gjimshitin me kontratën e re

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti dhe Atalanta nuk do të ndahen. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së re me klubin nga Bergamo.

Gjimshiti ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026, pasi është bindur nga marrëveshja e re që klubi i ka ofruar.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam zgjatur kontratën me Atalantën. Mezi pres të kem edhe më shumë momente të suksesshme në këtë klub”, shkruan qendërmbrojtësi.

Gjimshiti ishte nën kontratë deri më 30 qershor 2023 dhe Atalanta nxitoi ta bindte më para mbrojtësin, në mënyrë që të mos detyrohej ta shiste në verë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare për herë të parë iu bashkua Atalantës në janar të vitit 2016, ndërkohë që ka luajtur gjatë kësaj periudhe si i huazuar edhe te Avellino e Benevento në dy vitet e para. Më pas ai u bë titullar i padiskutueshëm dhe tashmë shpërblehet me një kontratë të re. / oversport.tv

Foto: UEFA Europa League, Twitter

You may also like