Arritje historike, Tomas Myler kap podiumin

by admin
Spread the love

Akti i parë gjysmëfinal i Champions League mes Bajernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit. Dueli i sotëm ishte special për Tomas Mylerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta.

Me paraqitjen e sotme, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bajernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Champions-it, që arrin të regjistroi 150 ndeshje me një klub të vetëm.

Vendin e parë e mban Ksavi me 151 paraqitje në Champions për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mylerin ndodhet Iker Kasijas, 150 duele me Realin.

PANORAMASPORT.AL

You may also like