Zyrtare/ Ardit Krymi gati për aventurën bjelloruse, firmos me klubin e ri

by admin
Spread the love

Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar ditën e sotme Ardit Krymin si lojtarin më të ri të skuadrës. Lojtari shkodran luan si mesfushor përpara mbrojtjes.

26-vjeçari mbylli aventurën 8-vjeçare me Vllazninë me fitimin e Kupës së Shqipërisë pas suksesit 2-1 në finalen ndaj Laçit.

Krymi do të vijojë karrierën ne Bjellorusi, aty ku është prezantuar nga Shakhtyor Soligorsk, që ka arritur akordin edhe me Victor Feijaon, ish-sulmuesin e Kukësit.

Ardit Krymi është lojtari Shakhtyor Soligorsk. Mesfushori shkatërrues shqiptar ka firmosur kontratën me klubin tonë”, shkruan klubi bjellorus./ Shqip

 


Top Channel

You may also like