Zyrtare: Andrea Cambiaso është një lojtar i Juventusit

by admin
Spread the love

Juventusi ka blerë zyrtarisht nga Genoa futbollistin Andrea Cambiaso. Pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore disa ditë më parë, tashmë vjen edhe zyrtarizimi i kësaj blerjeje nga klubi bardhezi përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Cambiaso ka firmosur me “zonjën e vjetër” deri në 30 qershor të vitit 2027. Operacioni ka kushtuar 8.5 milionë euro që do të paguhen në dy këste, ndërsa nëse arrihen bonuset e ndryshme Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë të tjerë.

Në sezonin e tij të vetëm me fanellën e Genoas, Cambiaso shkëlqeu në 28 ndeshje të zhvilluara. / Oversport.tv

Foto: JuventusFC Twitter

You may also like