Zyra humanitare e OKB-së: Rreth 200,000 njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori

by admin
Spread the love

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka deklaruar se rreth 200,000 njerëz janë larguar nga Gaza veriore që nga 5 nëntori.

Rreth 200,000 kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një “korridori” të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA” – tha organizata në një raport të situatës të përditësuar të martën.

Ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare të cilat, thotë ajo, po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurt në jug.

OCHA theksoi se ata që janë zhvendosur në jug janë përballur me “mbipopullimin dhe aksesin e kufizuar në strehim, ushqim dhe ujë”, duke krijuar “shqetësim në rritje”.

Sipas OCHA, qindra mijëra njerëz të cilët ose nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të lëvizin në jug, mbeten në veri.

“Ata po luftojnë për të siguruar sasinë minimale të ujit dhe ushqimit për mbijetesë. Konsumi i ujit nga burime të pasigurta ngre shqetësime serioze për dehidratimin dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji”- shtoi OCHA.


Top Channel

You may also like