Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mbledh kolegjiumin për Kodin e Ri të Procedurës Penale

by admin
Spread the love

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka mbajtur takim të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, për të diskutuar Kodin e Ri të Procedurës Penale, njofton Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, shkruan Klankosova.tv.

Diskutimi u përqendrua më ndryshimet e reja që janë të përfshira në Kodin e Procedurës Penale, i cili hyri në fuqi në fund të muajit shkurt, me të cilin po ballafaqohen prokurorët në të gjitha nivelet e prokurorive të vendit.

Gjithashtu, Kelmendi në takim njoftoi kryeprokurorët dhe prokurorët e ZKPSH-së, se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij programi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë dhe  planifikimit më të mirë të punës.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like