ZVICËR – IOC: Sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë të mbeten në fuqi

by admin
Spread the love

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach ka përsëritur se sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës duhet të mbeten në fuqi.

Bach tha gjithashtu në një mesazh të Vitit të Ri, se IOC do të vazhdojë të mbështesë komunitetin olimpik të Ukrainës.

IOC vendosi sanksione ndaj qeverive dhe shteteve ruse dhe bjelloruse menjëherë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

Sanksionet nuk përfshinin asnjë ngjarje sportive ndërkombëtare në të dy vendet dhe asnjë nga simbolet e tyre të shfaqur në ngjarje.

“Këto sanksione kundër shteteve dhe qeverive ruse dhe bjelloruse duhet dhe do të mbeten në fuqi”, tha ai.

“Ne po mbështesim atletët dhe anëtarët e komunitetit olimpik ukrainas kudo me gjithë solidaritetin tonë”, shtoi ai.

“Ne duam të shohim një ekip të fortë nga Ukraina në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026”, tha Bach.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Mbi 36 mijë mësues dhe edukatorë përfitojnë 20 000 dhe 10 000 lekë

You may also like