Zvicër: Burgim për kosovarët që përfituan qindra e mijëra franga, lajmëruan aksidente të dyshimta

by admin
Spread the love

Dy kosovarë duhet të shkojnë në burg për katër vjet e gjysmë pasi kishin mashtruar Fondin Zviceran të Sigurimit të Aksidenteve, të njohur si “SUVA”.

Kështu vendosi të premtën gjykata në Yverdon.

Të dy biznesmenët kishin raportuar në SUVA rreth 20 aksidente të dyshimta dhe kishin arritur që të përfitonin qindra e mijë franga.

Sipas gjyqtarit, 40-vjeçari nga Kosova duhet të arrestohet menjëherë pasi që ekziston rreziku i ikjes për në vendlindjen e tij.

Ai kishte qenë në industrinë e ndërtimeve dhe u shpall fajtor për përfitime të paligjshme.

Edhe i akuzuari tjetër, një 33-vjeçar po ashtu nga Kosova u dënua për mashtrim.

Ai kryesisht inskenonte falimentime fiktive, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv

You may also like