Zjarri në Sallën Universale, ish-drejtori Popovski: Objekti një kohë të gjatë ka qenë i amortizuar

by admin
Spread the love




Ish-drejtor në Sallën Universale Dusko Popovski, në një prononcim për mediat pas shpërthimit të zjarrit, deklaroi se objekti ka qenë në gjendej të amortizuar që në periudhën e vitit 2005 dhe se si rrjedhojë nuk është dashur të punojë. Fatmirësisht, viteve të fundit nuk punon objekti.

MARKETING



“Kisha frikë se ndonjëherë do të mund të ndodh ndonjë zjarr dhe ja ndodhi ky sot por fatmirësisht pa viktima njerëzore, shpresoj të jetë ashtu. Vërtet jam i shqetësuar sepse ka qenë sinonim për të gjithë njerëzit në vend, ishte objekti më i njohur, më i njohur edhe se stacioni i vjetër hekurudhor, se kopshti zoologjik dhe nga çdo objekt në këtë vend, të gjithë kanë pasur njohuri për sallën universal sepse në kohën kur ajo ka qenë në funksion kanë kaluar më shumë se 6 milionë  vizitorë, fatkeqsisht ka qenë shumë I malltretuar objekti dhe që nuk u realizua që para 30 viteve”, ka deklaruar Popovski.

MARKETING






You may also like