Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtojnë jetën një personit, Imeri: Është një moment krenarie (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zjarrfikësit e Kamenicës ia shpëtuan jetën një personit.

Kjo ndodhi mëngjesin e së dielës teksa personi në fjalë ishte duke punuar në rregullimin e kanalizimit.

Aty ndodhi një rrëshqitje e dheut duke ia zënë kështu ekstremitetet e poshtme.

Ai u dërgua për trajtim në Qendren Emergjente në Gjilan dhe është jashtë rrezikut për jetë.

E ky rast e bën zjarrfikësin Feim Imeri dhe kolegët e tij që intervenuan tejet krenarë.

Imeri tha në një intervistë për Klan Kosova se kanë pranuar shumë falënderime për punën e tyre.

“Ky rast na bën shumë krenarë Kemi pranuar shumë telefonata e shumë komente falënderuese. Kjo na bën tejet krenarë”, tha Imeri.

You may also like