Zjarrfikës nga Tetova dhe Çairi nisen drejt Turqisë, për ndihmë pas tërmetit shkatërrues

by admin
Spread the love





Zjarrfikësit e Tetovës dhe Çairit po nisen drejt Turqisë, për t’i ndihmuar popullit turk pas tërmetit shkatërrimtar që goditi dje këtë vend, përcjell TV21. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi nisjen e 9 zjarrfikësve të specializuar për kërkim dhe shpëtim, ndërsa kryetar i komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me deputetin Izet Mexhiti kanë bërë të ditur se një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi do të niset drejt Turqisë.

“Në shenjë solidarizimi dhe mbështetje, një grup prej 9 vetave të licencuar për fatkeqësi natyrore nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë me mjete kundër zjarrit dhe atyre për kërkim shpëtim janë nisur për në Juglindje të Türkiye në ndihmë të popullit turk. Tetova bashkëndjen dhimbjen e madhe që ka kapluar Türkiye-n!”, shkruan Kasami.

“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi. Me Visar Ganiun para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri. Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak pasojat nga tërmeti. Sot lutjet me shpirt e me zemër të gjithë i kemi të drejtuara nga Turqia dhe populli turk dhe shpresojmë që dhimbje të tilla të mos përsëriten kurrë”, shkruan Mexhiti.







Artikulli paraprakMbi 4300 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, qytete të rrafshuara, mijëra të bllokuar




You may also like