Zjarret në Spanjë vihen nën kontroll – Shqip

by admin
Spread the love

Në territoret veriperëndimore të Kanadasë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme

Falë përpjekjeve të zjarrfikësve por edhe motit të favorshëm zjarret në ishullin Tenerife të Spanjës nuk janë përhapur më tej.

“Situata ka qenë vërtet e vështirë. Zjarret janë ngadalësuar, por mbrëmë zjarret ishin jashtë kontrollit”.

Zjarri që shpërtheu të mërkurën në një park kombëtar dogji rreth 4,000 hektarë tokë,duke mbuluar ishullin me hi dhe tym.

Më shumë se 4,500 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre si masë paraprake që nga e enjtja, megjithëse asnjë ndërtesë nuk është shkatërruar. Megjithatë, frika ende vijon të jetë e pranishme tek banorët të cilët druhen se mund të humbasin shtëpitë e tyre.

“Nuk kam fjetur mirë për tre ditë sepse situata është e pasigurt, ne nuk e dimë nëse shtëpitë tona do të digjen, jemi shumë të nervozuar.”

Përtej Spanjës, në Kanada zjarret kërcënojnë të shkatërrojnë më shumë shtëpi.

Në provincën perëndimore të British Columbia është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ndërsa në territoret veriperëndimore të Kanadasë janë evakuuar rreth 22 000 njerëz për shkak të një zjarri tjetër të madh.

Ekipet e zjarrfikësve atje po punojnë gjatë gjithë kohës për shuarjen e zjarrit në përpjekje për të mbrojtur qytetin.

Që nga e premtja në mbrëmje, rreth 19,000 banorë të qytetit Yellowknife janë evakuuar për shkak të kërcënimeve nga zjarret.

Tymi nga zjarret është përhapur edhe në SHBA, duke shkaktuar ndotje dhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.

Klan News

You may also like