Zjarr në spital, tre të vdekur në Itali! Evakuohen 200 persona

by admin
Spread the love

Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, në afërsi të Romës.

Mediat vendase thonë se dy prej viktimave ndërruan jetë nga intoksikimi, ndërsa i treti nga një atak kardiak, i nxitur duket prej episodit të rëndë. Një person i katërt që u gjet i pajetë mendohet të ketë vdekur përpara shpërthimit të flakëve rreth orës 23:00 të premten. I gjithë spitali u pushtua nga tymi, 200 persona u arrit të evakuoheshin në kohë prej tij, përfshirë një grua shtatzënë dhe shumë fëmijë, ndërsa tani, flakët janë shuar.

Të evokuarit u dërguan në spitale të tjera në pjesë të Romës për mjekim. Të vdekurit, dy burra dhe një grua, ishin të moshës mes 76 dhe 86 vjeç. Autoritetet kanë nisur tashmë një hetim mbi shkaqet e zjarrit. Të afërmit e njërës prej viktimave, Giuseppina Virginia Facca, kërkuan të hidhet dritë mbi rrethanat e vdekjes së saj.

“Na thanë se ajo vdiq kur ka rënë zjarri, por jo nga tymi, ishte 84 vjeçe dhe kishte një problem në mushkëri. Ishte shtruar sërish në spital prej tre ditësh, në katin e tretë. Na thanë se nëna jonë nuk vdiq nga zjarri edhe pse në fakt, vdekja e saj ndodhi në të njëjtën kohë, ne duam të vërtetën. Vdekjen e morëm vesh nga një media lokale”, u shpreh e tronditur vajza e saj, Olga Ilari, e cila po pret bashkë me të motrën mundësinë për të parë trupin e pajetë të nënës së tyre.