Zjarr në një shtëpi në Prishtinë, këto janë dyshimet e para (VIDEO)

by admin
Spread the love

Disa mbeturina dyshohen të jenë shkaktari që një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, u përfshi nga zjarri.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se ngjarja ndodhi në “Shaban Polluzha”, mëngjesin e sotëm.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it”, tha Borovci.

Ai theksoi se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve material.

Lidhur me rastin për Klankosova.tv ka dhënë detaje komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve Malë Gashi.

Gashi tha se mbeturina ishin grumbulluar në garazhin e kësaj shtëpie.

“Ekipet e zjarrfikësve e kanë bërë shuarjen e zjarrit”, tha Gashi për Klankosova.tv/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like