Zjarr në katin e 20-të në Manhatan! Momenti dramatik kur  gruaja shpëtohet nga zjarrfikësit

by admin
Spread the love

Një grua u shpëtua me sukses nga një ndërtesë New York nga zjarrfikësit, kur apartamenti i saj mori  flakë.

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur zjarrfikësve iu duhet ta nxjerrin gruan nga kati i 20 i ndërtesë përmes dritares.

Të paktën 38 persona u lënduan nga zjarri që u përhap me shpejtësi në një -pjesë të ndërtesës e që duket se mund të jetë shkaktuar nga një bateri litiumi. Dy nga të plagosurit  janë në gjendje më të rëndë sipas CNN.

Dan Flynn, shefi i zjarrfikësve, tha se ky ishte gati zjarri i 200-të i shkaktuar këtë vit nga një bateri litium-që zakonisht gjenden në mjetet si biçikleta elektronike apo edhe skuter.

Zjarret e shkaktuara nga bateritë janë zakonisht intensive dhe mund të marrin përmasa të frikshme me çdo objekt të djegshëm rreth tyre, thanë zyrtarët.

Në një tabelë jashtë kompleksit të apartamenteve shkruhej: “Nuk lejohen biçikleta elektronike përtej kësaj pike”.  Një tabelë kjo që mesa duket ishte injoruar.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like