Zjarr në aeroportin Luton! Digjet vendparkimi, anulohen fluturimet për disa orë

by admin
Spread the love

Ka qenë një zjarr masiv që ka rënë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një nga parkimet disa katëshe të aeroportit të Luton në afërsi të Londrës, i cili ende vazhdon, ka çuar autoritetet aeroportuale të urdhërojnë mbylljen e të gjitha fluturimeve nga dhe drejt këtij aeroporti deri në orën 4 të pasdites.

Për shkak të zjarrit katër zjarrfikës dhe një punonjës i aeroportit janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve. Zjarri ka rënë në parkimin nr.2 të Terminalit ngjitur me pistën.

Rreth 1200 makina kanë qenë të parkuara në këtë parkim të cilat janë përfshirë nga flakët e zjarrit. Kujtojmë se nga aeroporti i Luton kryhen të gjitha fluturimet low-cost drejt Tiranës dhe Prishtinës.

Ndalimi i fluturimeve ka sjellë që ata avionë që i janë drejtuar këtij aeroporti të shmangin dhe orientohen të ulen në aeroportet e tjera të Britanisë duke shkaktuar kaos dhe çrregullime në planet e udhëtarëve, që edhe mund të kenë parkuar makinat e tyre në këtë parkim masiv.

Autoritetet e aeroportit të Luton i kanë kërkuar pasagjerëve që të kontaktojnë me linjat ajrore respektive për planet e udhëtimet nëse do fluturojnë të mërkurën ose në ditët e ardhshme.

Udhëtaret që kishin hipur në avionët në momentin e rënies së zjarrit janë urdhëruar të zbresin prej tyre për arsye sigurie.


Top Channel

You may also like