Zinchenko me thirrje prekëse: Ndaloni shkatërrimin dhe gjakderdhjen

by admin
Spread the love

Mesfushori ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke i bërë thirrje, çdo tifozi, trajneri, lojtari e puntori të botës së sportit që të bëhen të gjithë bashkë për ta ndaluar luftën që po ndodh në vendin e tij në Ukrainë.

Në videon e re, futbollistë të ndryshëm kanë ndarë një mesazh duke thënë: “I bëjmë thirrje komunitetit të futbollit. Të gjithëve atyre që e duan lojën e futbollit. Çdo tifoz, çdo lojtar. Çdo trajner, çdo menaxher. Të gjithë ata që kuptojnë dhe duan futbolli.

“Ne ju bëjmë thirrje t’i shpjegoni të gjithë botës. Për t’i treguar çdo banori të planetit. Se nën mbulesën e një operacioni special, trupat ruse po bëjnë një luftë të hapur kundër Ukrainës”.

“Ata po bombardojnë zona të banuara, me raketa dhe qëllojnë civilë. I bëjmë thirrje të gjithëve që na dëgjojnë t’i rezistojnë kësaj lufte, ndaloni shkatërrimin dhe gjakderdhjen”, thuhet në reagimin e tyre.

Tragjedia e luftës që po copëton Ukrainën, ka shkaktuar viktimën e parë edhe nga bota e futbollit.

Dmitry Martynenko, lojtar i Gostomel, ekip që luan në ligat e vogla të Ukrainës, vdiq me nënën e tij pas një bombe që goditi ndërtesën ku ndodhej shtëpia e tij.

You may also like