“Zikaltërit” kërkojnë fitoren në transfertë, publikohen formacionet e sfidës Monza-Inter

by admin
Spread the love

Në orën 20:45, në stadium “Brianteo”, vendasit e Monza do të presin “Zikaltërit” e Inter, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padiskutim, tekniku Simeone Inzaghi do të kërkojnë fitoren e radhës, për t’u shkëputur edhe më shumë nga “Bardhezinjtë” e Juventus.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Raffaele Palladino i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Sorrentino e para tij në mbrojtje Caldirola, Gagliardini e D’Ambrosio. Në krahët e mesfushës janë Ciurria e Pereira, me qendrën që mbulohet nga Bondo e Pessina. Më të avancuar janë Carboni e Colpani, ndërsa në “majën” e sulmit është portugezi, Dany Mota.

Në krahun tjetër, teknikut, Simone Inzaghi i ka pozicionuar në fushë “Zikaltërit” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur Yan Sommer e para tij në mbrojtje Benjamin Pavard, De Vrij e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Darmian e Dimarco, kurse “dirigjimi” i lojës i është besuar, si zakonisht, treshes Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan, ndërsa në sulm nuk ka si të mungojnë dy “yjet” e skuadrës Lautaro Martinez e Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

You may also like