Zijadin Sela për Taravarin: Vuan nga një sindromë, saherë që thotë JO e bën PO

by admin
Spread the love

Pas përfundimit të punimeve të kongresit të ASH-së, të thirrur nga Zijadin Sela, ai tha se e ka pyetur Arben Taravarin nëse do të kandidojë për president, dhe se përgjigja ka qenë që jo.
“Por siç duket ky vuan nga një sindrom, saherë që thotë ‘Po’ e bën ‘Jo’ dhe saherë që thotë ‘Jo’ e bën ‘Po’. Të mos them fjalë tjera”, deklaroi Zijadin Sela, raporton SHENJA.
Sela tha sipas Kongresit, kryetar legjitim i Aleancë për Shqiptarët është ato që akne vendosur delegatët sot.
“Unë jam kryetar i Aleancës, unë jam themelues i këtij subjekti politik, bashkë me aktivistët dhe anëtarët e ASH-së dhe nuk e di kush ka të drejtën morale ta kontestoj këtë gjë, ndërsa në aspektin legal do të vendosin gjykatat”, tha Sela. /SHENJA/

MARKETING



You may also like