Ziberi: Shqiptarët nuk kanë patur aq shumë pushtet sikurse këto katër vite

by admin
Spread the love

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi në emisionin “Intervistë në SHENJA” tha se gjatë këtyre katër viteve kanë qenë në presione të vazhdueshme por se qëllimi i tyre ka qenë që kjo qeverisje të vazhdon dhe të mbyllet mandati i plotë.
“Kjo pasi që qytetarët ishin lodhur duke dalur gati çdo vit në zgjedhje të parakohshme. Por si element kyç në këtë mandat katër vjeçar është se askush nuk mund ta mohon faktin se shqiptarët kaq pushtet, kaq të rëndësishëm në asnjë mandat qeveritarë nuk kanë qenë”, tha deputeti Arben Ziberi nga BDI.
Ai tha se shqiptarët kanë qenë faktor kyç, madje sipas tij këtë e ka thënë VMRO-DPMNE, duke e quajtur LSDM-në edhe partneri i vogël i BDI-së.
Ziberi tha se në këtë mandat është trasuar rruga evropiane.

MARKETING



You may also like