Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

by admin
Spread the love

Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022, deklaroi se karakteristike për disa institucione është se kanë punësuar persona vetëm nga komuniteti shumicë, ndërsa te disa edhe nga komuniteti i dytë etnik sipas madhësisë, dhe nuk kanë punësuar njerëz nga komunitetet më të vogla, ose kanë punësuar vetëm një numër të vogël, ndërkohë që nuk ka përqindje të caktuar të përfaqësimit, veçanërisht në kuadrin udhëheqës të komuniteteve më të vogla.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit në nivel të përgjithshëm numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0,9%, kur ai ka qenë i përfaqësuar me 71,9%. Në vitin e kaluar 2022, komuniteti shqiptar ka shënuar një rritje të numrit të të punësuarve në sektorin publik me 0,8%, për dallim nga viti i kaluar kur përfaqësohej me 20,6% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, që do të thotë se sot përfaqësohet me 21,4%. Tek komuniteti turk vërehet rritje me 0,1% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në administratën publike, ka deklaruar Naser Ziberi.

MARKETING



You may also like