Zhgënjen një tjetër “gjigant”, Bologna “përzë” Inter-in nga Kupa e Italisë

by admin
Spread the love

Pretendonin të fitonin çdo trofe, mirëpo Kupa tashmë doli nga lista. “Zikaltërit” e Inter kanë zhgënjyer jo pak tifozët e pranishëm në “Giuseppe Meazza”, teksa mbrëmjen e kësaj të mërkure janë mundur nga skuadra e Bologna, për t’i dhënë “lamtumirën” Kupës së Italisë që në fazën e parë, pas dy edicioneve të fituara radhazi.

“Zikaltërit” patën mundësinë të mbyllnin ndeshjen, që shkoi në kohën shtesë, që në minutën e 65’-të, mirëpo nga pika e bardhë e 11-metërshit, kapiteni Lautaro Martinez gaboi, duke mos arritur dot të kalonte të tijët në avantazhin e shumëkërkuar, avantazh, i cili do të vinte në minutën e 92’-të të kohës shtesë, ku pas një krosimi të Dimarco, anësori brazilian, Carlos Augusto kërcen më lart se të tjerët, për të dërguar topin në rrjetë, por nuk mbaron me kaq.

Në minutat 112’ e 116’ Beukema e Ndoya shfrytëzojnë më së miri, asistimet e “fantazistit” holandez, Joshua Zirkzee, për të shënuar dy gola të shpejtë, gola të cilët lënë jashtë kompeticionit skuadrën e Simone Inzaghi, që në një fazë të hershme, si dhe konfirmojnë edhe njëherë forcën e “Emilianëve” për këtë sezon.

Pasi eleminuan “Zikaltërit”, tashmë djemtë e teknikut Thiago Motta bëhen gati për çerek-finalet e këtij kompeticionit, ku më 31 janar do të përballen me “Violët” e Fiorentina, kësaj here në “shtëpinë” e tyre, ku deri në këtë pikë të sezonit kanë treguar, që janë të pathyeshëm. /i.m /abcnews.al

You may also like