Zhgënjejnë sërish “Harkëtarët”, Ajax eleminohet nga “amatorët” në Kupën e Holandës

by admin
Spread the love

Mund të thuhet se është një nga sezonet më katastrofike të “Harkëtarëve”. “Gjigantët” holandezë të Ajax kanë zhgënjer edhe në Kupën e Holandës, KNVB Bekker teksa u mposhtën 3-2 në transfertën e USV Hercules, skuadër që luan në ligën e katërt holandeze.

Golat e Brobbey e Akpom, nuk mjaftuan për skuadrën e teknikut, Van t’Schip, teksa për vendasit një dopietë e Tim Pieters, në minutat 16’-të e 66’-të, si dhe një gol i Grotenberg, në minutën e 93’-të të sfiëds filloi festën e vendasve të Hercules.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e USV Hercules arrin një sukses historik, duke arritur të eleminojë nga raundet e para të Kupës së Holandës, një skuadër historike, si “Harkëtarët” e Ajax, ndërsa këta të fundit, siç theksuam edhe më lart po vazhdojnë të përjetojnë, një prej sezoneve më katastrofike në historinë e tyre. /i.m /abcnews.al

You may also like