Zhgënjejnë kampionët në fuqi, Warriors humb nga Phoenix – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë fitore të vendasve dhe dy të atyre mysafirë është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra kampione e Golden State u mund 125-113 në fushën e saj nga Phoenix, një përballje mes dy ekipesh që synojnë zonën play off. Tri lojtarë të Phoenix realizuan mbi 20 pikë, ndërsa më efikas ishte Bridges 26 pikë. Nga ana tjetër te vendasit më efikas ishte Thompson me 29 pikë.

Philadelphia korri fitore të thellë nda Detroit me rezultat 147-116. Joe Embiid me 36 pikë ishte më efikas në kët takim. Zhgënjen ekipi i Dallas, që u mund nga Clippers me rezultatin 113-101, Leonard ishte më efikas te Clippers me 33 pikë, ndërsa Luka Donçiq më i miri te Dallas duke realizuar 43 pikë e 11 kërcime.

Ekipi i Toronto mundi Charlotte 132-120 , sfidë ku diferencën në parket e bëri Siakam, autor i 28 pikëve. Fitore në sekondën e fundit korri Miami, që mundi Oklahoman 112-111. Butler me 35 pikë ishte më efikas në terren, Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Utah jazz, në takimin me Cleveland me rezultat 116-114. Clarkson ishte më efikas me 32 pikë.

Rezultatet e sotme

Philadelphia – Detroit, 147-116

Miami – Oklahoma, 112-111

Toronto – Charlotte, 132-120

Utah Jazz – Cleveland, 116-114

Golden State – Phoenix, 113-125

Portland – Orlando, 106-109

Clippers – Dallas, 113-101

PërgatitiË Shaban Sinani /KLanMacedonia/

You may also like