Zheji: Putini nuk e ndryshon dot Ukrainën me tanke

by admin
Spread the love

28.02.2022 – 15:51

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, që sot ka hyrë në ditën e pestë, është bërë temë diskutimi në emisionin “Pikat mbi i”, në News24.

Konsulli i nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari, kritikoi Perëndimit për reagimin shumë të vonë, pasi sipas tij, duhet t’i kishte vënë sanksione drastike Vladimir Putinit, që në vitin 2014, kur aneksoi Krimenë.

Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji tha se reagimi i Perëndimit ishte në kohë dhe i fortë, dhe sipas tij, pikërisht reagimi i ashpër i Perëndimit bëri që dje Putini të vinte në gatishmëri forcat bërthamore.

Pjesë nga diskutimet në studio:
Çfarë pritshmërisë keni nga tryeza e diskutimeve?

Bledi Bajraktari: Kërkesa e armëpushimit është e arritshme, pasi është një kërkesë njerëzore dhe nevojë e të dyja palëve. Asnjë njeri nuk e quan trimëri atë që vriten njerëz të pafajshëm. Kemi një numër të konsiderueshëm humbje jetësh të pafajshme dhe kjo është e pafalshme. Pritshmëria ime është arritja e armëpushimit dhe tërheqja e trupave ruse. Të parën e shoh të arritshme, ndërsa të dytën jo, pasi duhet parë kontigjeni i atyre njerëzve që janë ulur në diskutime. Mendoj se ka ardhur koha që mendjet të ftohen dhe të luajë pak nervi njerëzor human. Më e humbura nga kjo përplasje është Ukraina dhe kokëfortësia e udhëheqësve të Ukrainës mund të çojë në humbje jetësh më shumë. Parësore është armëpushimi, është kërkesë emergjente, dhe kjo duhet të arrihet.

Zheji: Unë nuk shoh kokëfortësi. Këto jetë të pafajshme civilësh e ushtarakësh nuk kanë vdekur kot. Nuk mundet që delegacioni ukrainas të pranojë ftesën ruse për kapitullim, apo të kotësojë gjithë rezistencën ukrainase.

Bajraktari: Nuk është kështu. Kemi edhe takimin e Presidentit të Francës me Kancelarin gjerman, ku u tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një gjë që pret, nuk është urgjente. Në momentin kur plasi, askush nuk u tregua i gatshëm të ishte pranë. Ishte po Presidenti Zelensky, që bëri përgjigjen e drejtpërdrejtë “Ku janë?”. Në ditën e pestë të luftës, ku kemi jo vetëm sulme ndaj ushtarakëve, por kemi humbje jetësh të civilëve, pra njerëz të pafajshëm. Ndaj dhe palët duhet të mendojnë për çfarë të vendosin. Pikë së pari, armëpushimi është urgjent për mua.

Zheji: Thirrja e Zelenskyt “ky ikët, ku u fshehët?” për BE-në, mendoj se tregon një rrjedhë shumë të qartë. Putini luajti me shumë zgjuarsi blofin, bëri një tërheqje madje para sulmit të vërtetë. Amerikanët asnjëherë nuk thanë se nuk do të ketë sulm. Ata thanë se kanë prova të qarta për luftë. Kemi një deklaratë shumë të rëndë e të rrezikshme të Presidentit të Kinës, që tha se nëse NATO involvohet në Ukrainë, pa plasur lufta, ne do të rreshtohemi në krah të Rusisë, që do të thotë se ishte Lufta e Tretë Botërore. Dje, Putini tha të kalohet në gatishmëri maksimale për përdorimin e forcave bërthamore. Sot të gjitha gazetat e botës janë hapur me këtë deklaratë të Putinit, i cili i bën presion Perëndimit për përdorimin e armëve bërthamore, dhe pikërisht se Perëndimi nuk ndenji i heshtur.

Bajraktari: Në teori jam dakord që duket si Luftë e Tretë Botërore, por në praktikë po zhvillohet që Rusia është kundër gjithë shteteve të botës, dhe Ukrainën kundër Rusisë që lufton për gjithë shtetet e botës. Nuk janë të barabarta fuqitë kështu. Ky është realiteti. Kemi ballë për ballë një Rusi të fortë ushtarakisht, ekonomikisht, kundrejt një Ukraine me një ushtri të re dhe ekonomikisht jo aq të fuqishme. Rusia lufton për interesat e veta të hershme, ndërsa Ukraina po lufton për të mbrojtur territorin e saj, ama për të ruajtur interesat e Perëndimit, sepse Perëndimi po e mbështet.

Zheji: Nëse ne e pranojmë këtë, do themi që Zelensky është një kukull e Perëndimit. Nuk mendoj që Ukraina ka pasur një sponsorizim, përveç atij që e kemi kulturor, që e kemi të gjithë e që jemi të orientuar drejt Perëndimit. Sot, unë them që Evropa dhe Perëndimi po e zbulon për herë të parë Ukrainën e vërtetë, por nuk mendoj se shpirtin Perëndimor të ukrainasve e ka sponsorizuar Perëndimi. Ukrainasit nuk duan të jenë si në Moskë, pasi i pret një President që ka 23 vite në pushtet dhe opozitarët o thyejnë kokën, o këmbët, o i vrasin prapa krahëve. Ukrainasit thonë se e kanë udhërrëfyesin e tyre në Perëndim, jo në Moskë, dhe kjo nuk mund t’iu ndryshohet me tanke. Kjo luftë që po bën Putini nuk është një provokacion që ka bërë Ukraina.

Bajraktari: As populli rus sot nuk është dakord me pushtimin, vendim që e ka marrë ‘Putleri’. Unë them pse nuk patëm një sanksion radikal ndaj Putinit që më 2014. Edhe tani vonohen sanksionet, dhe kur plas e përshkallëzohet, e larg qoftë mund të shkojë deri në Luftë të Tretë, ata zgjohen. Jemi vonë me reagime. Plaga është hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



You may also like