Zheji ngre dyshimet: Si arritën shumë sorosianë të vendosen në vendet kyçe të politikës

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji nuk e sheh si shumë të besueshme veprimtarinë e Soros në Shqipëri, ndërsa thekson se qëllimet e tij nuk ishin vetëm ato të bamirësisë, pasi gjithmonë ka pasur hije dyshimi sipas tij.

Deklarata e Zhejit:

“Me popujt e varfër, të çarmatosur nga dija, si shqiptarët e vitit ’90 qeveria të orientonte aty ku donte për t’u bërë ndihmës i partisë. Por pas 30 vitesh filluan të eksportonin demokraci sepse nuk ka si shpjegohet se shumë sorosian janë në vendet kyçe të klasës politike shqiptare dhe kam dyshimin se diku në një bazë ka një mirëkuptim mes tyre. Unë nuk mund të pranoj dot pa vënë në dyshime marrjen me gjeopolitikë. Pra ky ndjehet aq i madh sa do të vëllazërojë popujt. Unë mendoj që Berisha e ka përdorur me mjeshtëri dhe kur ke të bësh me njerëz që kanë lidhje të fuqishme , sigurisht ndjehesh i persekutuar. Por mendoj që është dështimi i politikanit , dhe kur ai është i paaftë të ketë në krahun e vet forcën dominuese ka dështuar. Nuk ka pse të çojë në përplasje kur dihet se paraprakisht do të humbasë.“-shprehet Zheji.

You may also like