Zhegrova shpallet lojtari i muajit mars te Lille

by admin
Spread the love

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë për muajin e shkuar te skuadra e Lillet.

Ekipi francez ka njoftuar se Zhegrova është zgjedhur lojtar i muajit mars pas paraqitjeve fantastike që i kishte muajin e shkuar. Në fakt, Zhegrova është zgjedhur më i miri pas shkëlqimit që e pati në derbin kundër Lensit, të cilin Lille e fitoi me rezultatin 2:1.

Ishte Zhegrova, ai që ia siguroi pikët e plota Lillet pasi shënoi të dy golat dhe ishte i pandalshëm në fushë. Paraqitje të mira, Zhegrova pati edhe në ndeshjet tjera dhe tashmë është shndërruar në lojtarin kyç të trajnerit Paulo Fonseca.

Në 40 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë edicion, Zhegrova ka 11 gola e 9 asistime.

25-vjeçari tashmë ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës pasi Real Madridi, Juventusi e Napoli tashmë po monitorojnë situatën e tij.

Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026.

You may also like