Zhegrova dhuron pak spektakël në stërvitje

by admin
Spread the love

Edon Zhegrova po vazhdon të tregojë aftësitë e tij të shkëlqyeshme me topin edhe gjatë seanca stërvitore me Lillen.

Ylli kosovar ka publikuar ditën e sotme një video-përmbledhje nga stërvitja me ekipin francez, ku shihet duke dhuruar disa momente të reja “magjie”.

Zhegrova me shokë po bëhen gati për ndeshjen e ardhshme në Ligue 1, në udhëtim ndaj Toulouse, që do të zhvillohet më 25 shkurt.

Kujtojmë se 24-vjeçari ka regjistruar 21 paraqitje këtë sezon në elitën e futbollit francez, teksa ka shënuar tre gola dhe ka shtuar pesë asistime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10)

You may also like