Zhduket nipi i Lube Boshkovskit, policia është vënë në kërkim

by admin
Spread the love




Njerëz të afërt të familjes së politikanit Lube Boshkovski në rrjetet sociale kanë njoftuar se është zhdukur nipi i tij, Samoil Kostadinovski.
Sipas raportimeve, Kostadinovski është rrëmbyer pranë Ambasadës Çeke, ndaj në rrjetet sociale po përhapet apel për ndihmë nga qytetarët.
Ministria e Brendshme njoftoi më herët në buletinin e përditshëm se një 26-vjeçar rezulton i zhdukur.
“Me datë 04.03.2023 në ora 08:00 në SPB-Shkup, M.K.(32) nga Shkupi ka raportuar se vëllai i tij S.K.(26) është larguar nga shtëpia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, njofton MPB.


You may also like