Dinari serb në Kosovë/ Dilema rreth marrëveshjes për Dinarin serb – Shqip

by admin
Spread the love

Opozita dhe mazhoranca në pushtet në Kosove janë skpetike se në Bruksel mund të arrihet një marrëveshje për çështjen e transferimit të parave cash në dinar nga Serbia në Kosovë,

Ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak ka dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje qe synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin duke marrë parasysh fushatën e dekonstruktive të Serbisë. Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e shohin të paarsyeshëm dialogimin në Bruksel për çështje të brendshme.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

PDK e AAK deklaruan se dinari serb nuk duhej perfshire ne dialogut e Brukselit ndaj e shohin gabim te Kurtit tolerimin ndaj Serbise.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thekson se dialogu po vështirësohet, duke marrë parasysh pengesat nga ana e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si KiE.

Me 25 Prill Kosova dhe Serbia nuk arritën në Bruksel nje marrëveshje për çështjen e transferimit të parave cash në dinar nga Serbia në Kosovë,

Ndërmjetësi evropian, Mirosllav Lajçak ka dalë me një propozim të ri rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje qe synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket çështjes së ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë.

https://fb.watch/rTpY01vcDP/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like