Zhburrërrimi i Edi Ramës po gris dhe fasadën demokratike

by admin
Spread the love

Makthi i Edi Ramës për të mos u përballur me pasojat e skandalit McGonigal përbën vetëm anën anekdodike të njollës së zezë që u vu sot mbi parlamentin shqiptar.

E di që për shumëkënd, paburrërria e tij për tu ballafaquar qoftë me mocionin për debat të kërkuar nga disa deputetë, qoftë me interpelancën që donin disa të tjerë, e vendos kryeministrin në një dritë shumë te keqe.

I kuptoj të gjithë ata që në bizneset, familjet apo shoqërinë e tyre do e përçmonin dikë që nxjerr një vartës, si mburojë, ashtu sikurse bëri Skënderbeu me Elisën e vet.


E perceptoj neverinë e atyre që nuk e durojnë dot përdorimin e një gruaje, herë naive e herë autike, si mish për top në drejtimin e parlamentit. 

E ndjej zhgënjimin e të tjerëve, që e imagjinojnë shefin e rilindjes si një trim trm të çartur betejash epike, atëhere kur ka nga pas garancinë e SPAKU-t të kapur apo ambasadorëve të blerë dhe nuk i besojnë dot syve, kur shohin një burracak, të mbledhur një grusht, nga ankthi i padijes për atë që ndodhet në dosjet e drejtësisë amerikane.

E kam parasysh habinë e njerëzve normalë, që nuk arrijnë të besojnë dot telendisjen e një lideri që ka votat e disa qindramijra prej tyre, por strehohet, një javë pas viruseve stinore, e një javë tjetër pas gripit politik. 

Lexo me tej:

Rama struk kokën nën fustanet e Linditës dhe Elisës 

Dhe, ndonëse i di të gjitha këto, sërish këmbëngul se zhburrërrimi i turpshëm i Edi Ramës nuk është ana më e errët e asaj që pamë. Pasi ka disa pyetje që i bën kushdo që ka një logjike normale: pse nëse ndihet i pastër, Edi Rama të mos shkonte sot në parlament dhe t’ia plase opozitës në sy të gjitha mashtrimet dhe akuzat e pabaza? Pse të provokonte tollovi dhe mos vendose ti shpjegonte një për një, si e ka takuar agjentin e arrestuar McGonigal, për çfarë kanë biseduar, a është e vërtetë që nga zyra e tij i kanë servirur materiale kundër opozitës, ashtu sikurse pretendohet në aktakuzë?

Në vend të këtij normaliteti Rama ka zgjedhur të provokojë kaos. Dhe kjo nuk po ndodh për herë të parë. Duke bërë këtë, ai pengoi njëherësh dy procedura normale të parlamentit, si mocioni për debat dhe interpelanca. Ai nuk e lejoi kuvendin ti zhvillonte ato.

Andi Bushati:Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Po në të njëjtën mënyrë ai u soll edhe me kërkesën e opozitës për të ngritur një komision hetimor për 137 udhëtimet me çarterin e Air Albania. Zhvillimet e mëvonshme, me daljen e kontratës, ku nuk kishte asnjë klauzolë çmimi promocional, dëshmuan se kryeministri kishte mashtruar dhe prandaj nuk donte të hetohej.

Zbulohet kontrata/ Si gënjeu Rama për 137 fluturimet me çarter

E njëjta fabul u përsërit edhe me ndalimin e një tjetër komisioni hetimor, atij për një qeveri që shpall ministren e saj të jashtme si investitore strategjike. Gjykata Kushtetuese ndihmoi edhe më tej në zvarritjen e kësaj çështjeje dhe kërkesa e opozitës mbeti përsëri pezull.

Pra pyetja që lind është ku e ku më e rëndësishme se difeketet se karakteriale të Edi Ramës: përse shërbën ky parlament ku opozita pengohet të bëjë interpelanca e mocione për debate, kur ajo zhvishet nga një e drejtë kushtetuese si ngritja e komisioneve hetimore? Përgjigja e saj shkon përtej zhburrërrimit dhe anktheve për krimet e mundshme që ka kryer personi që mban veshur kostumin e kryeministrit.

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton “gripin” publik të Ramës 

Deri tani ne kemi pasur një pushtet që vërtet blente vota, por ama formalisht organizonte zgjedhje. Ai së paku në formë përpiqej ta ruante fasadën demokratike. Kurse zhvillimet e fundit, frika dhe pasiguria e kryeministrit për tu përballur me ato që e ka bërë po asgjesojnë këtë fasadë. Ai tani më nuk do as të përgjigjet, as të hetohet dhe as të japër llogari. Pikërisht kjo fazë e re e degjenerimit të pluralizmit politik është lajmi më i keq i asaj që pamë sot në parlament.

©Lajme 

 

 

You may also like