Zhbllokohet Roma-Milan, Loftus-Cheek fiton penallti, Giroud e dërgon topin në fund të rrjetës

by admin
Spread the love

Roma-Milan është kryesfida e javës së tretë në Serie A, me takimin që luhet në “Olimpico” duke nisur nga ora 20:45 dhe transmetohet në “Shqip 2”.

Roma vjen në këtë përballje pas një nisje jo të mirë, me një pikë në dy ndeshjet e para, pasi në javën e parë barazoi 2-2 me Salernitana-n, ndërkohë që një javë më parë u mund në transfertën e Verona-s me rezultatin 2-1.

Në krahun tjetër, Milan kryeson momentalisht klasifikimin me gjashtë pikë pas dy fitoreve, 0-2 në Bologna dhe 4-1 në shtëpi përballë Torino-s.

Formacionet zyrtare:

Roma (Jose Mourinho): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Llorente; Celik, Paredes, Zalewski, Aouar, Cristante; El Shaarawy, Belotti.

Milan (Stefano Pioli): Maignan; Theo Hernandez, Tomori, Thiaw, Calabria; Reijnders, Krunic, Loftus-Cheek; Leao, Pulisic, Giroud.

Sa i përket përballjeve të fundit direkte, në shtatë ndeshjet e fundit Roma nuk ka arritur të fitojë përballë Milan-it, ndërsa suksesi i fundit është regjistruar më 27 tetor 2019, në “Olimpico”.

Në këtë mbrëmje, kjo do të jetë ndeshja numër 189-ët në histori (në të gjitha kompeticionet), me Milan-in që “krenohet” me 83 fitore kundrejt 48 të Romës, ndërsa 57 ndeshje janë mbyllur në barazim.


Top Channel

You may also like