Zhang rrezikon të humbasë klubin e Interin, ka një arsye të fortë për presidentin nga Kina

by admin
Spread the love

Përcaktimi i strukturës së pronësisë së Interit ka hyrë në fazën më të nxehtë: në fakt kanë mbetur edhe dy muaj deri në skadimin e afatit kredisë së dhënë nga fondi “Oaktree” për “Suning”. Çështja është rigorozisht në duart e presidentit Steven Zhang me drejtuesit e tjerë zikaltër që janë thjesht spektatorë në këtë negociatë.

Më shumë se parashikime, në këtë moment mund të bëjmë supozime, që sigurisht nuk do të thotë hamendje, por përpjekje për të deshifruar synimet e palëve. Sipas “Corriere dello Sport”, Interi është lënë peng nga kinezët që për momentin ofrojnë të shlyejnë vetëm interesin e huasë që ka arritur shifrën e 100 milionë eurove me kusht që afati i shlyerjes së kredisë të spostohet me dy ose tre vite. Madje, në ofertën zikaltër përfshihet edhe rritja e interesit të huasë nga 16 në 20 përqind.

Propozimi mbetet joshës, por “Oaktree” i druhet faktit se Interi mund të thellohet në borxhe (minus 85 milionë në sezonin e kaluar) çka do të ulte vlerën e klubit në rast se edhe skuadra nuk vijon të mbajë ritmet e sezoneve të fundit. Gjithë kësaj, për të kompletuar tablonë e mundshme, duhet t’i shtohet edhe çështja e stadiumit (ristrukturimi i “San Siro”-s), temë për të cilën, risitë do të vijnë vetëm pas skadimit të huasë në maj.

PANORAMASPORT.AL

You may also like