Zhang jep miratimin, Interi ka gati afrimin e parë të janarit

by admin
Spread the love

Tajon Buchanan është i përzgjedhuri i Interit për t’u afruar në merkatan e janarit.

Zikaltrit përballen me mungesën e gjatë të Juan Cuadrados, që për shkak të një operacioni do të rikthehet vetëm në muajin prill dhe pikërisht për këtë arsye janë ët detyruar të hyjnë në merkato muajin e ardhshëm.

Anësori kanadez është edhe i përzgjedhuri i dyshes Marotta-Ausilio, që duhet theksuar se kanë monitoruar Buchanan gjatë dy viteve të fundit.

Futbollisti ka kontratë me Club Brugge deri në verën e 2025-ës, por fill pasi mësoi për interesin konkret të Interit, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.

Club Brugge kërkon 10-12 milionë euro për kartonin e Buchanan, teksa Marotta duket se ka marrë tashmë edhe miratimin e presidentit Stiven Zhang, për të transferuar kanadezin në huazim me detyrim blerjeje.

Marrëveshja pritet të mbyllet që në ditët e para të janarit, me qëllim që Simone Inzaghi të ketë Buchanan në dispozicion sa më shpejt.

Mbrojtësi kanadez, që në shkurt do të festojë ditëlindjen e 25-të, pritet të jetë jo vetëm një përforcim për të tashmen te zikaltrit, por edhe për të ardhmen, duke qenë se kontrata e Cuadrados skadon në verë dhe holandezi Dumfries nuk ka pranuar rinovimin, ndaj me shumë gjasa do të shitet./ Super Sport


Top Channel

You may also like