”Zgjoi” u prezantohet studentëve verorë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ngjarja e Fahrijes nga Krusha e Madhe, grua kjo që kishte humbur burrin gjatë luftës, e betejën për mbijetesë e kishte plotë paragjykime, u finalizua me filmin Zgjoi.

Pas sukseseve ndërkombëtare ky ju prezantua edhe studentëve të shumtë nga Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës.

”Vet u preka shumë se mu kujtojshin do pjesë që edhe prindërit u mbledhshin dhe bisedojshin e tregojshin kohën e luftës qysh i kanë përjetu”, ka thënë studenti Lorik Vokshi.

Ani se vet nuk e kishin përjetuar, të portretizohet një ngjarje si kjo e Fahrijës për aktorët e filmit ishte goxha e vështirë.

”Është e vështirë me portretizu dikë që e ka përjetu nën lëkurën e vet atë tmerr”, ka thënë aktorja Aurita Agushi

Realizimi i mirë i filmit Zgjoi, ka arritur të jetë në garë për filmin Oskar  në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtarë.

You may also like