Zgjerimi i kapaciteteve të prodhimit të armëve në BE

by admin
Spread the love

Në planin afatgjatë, forcat ushtarake ukrainase mund të llogarisin me sasi dukshëm më të mëdha të municioneve dhe raketave “Made in EU”.

Përfaqësuesit e qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë natës së kaluar arritën një marrëveshje për mënyra në të cilën prodhuesit evropianë të armëve duhet të motivohen për të rritur kapacitetin dhe me ndihmën financiare. Kjo paketë masash u propozua nga Komisioni Evropian në maj, i cili parashikon rritje të shpenzimeve nga buxheti i BE-së, në vlerë prej 500 milionë euro.

Probleme me kapacitetin e prodhimeve

Marrëveshja është provë e re e angazhimit të palodhshëm të Bashkimit Evropian me synimin për të mbështetur Ukrainën, tha ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles. Ky vend mori presidencën e BE-së pak ditë më parë. Përveç kësaj, marrëveshja, shtoi ajo, demonstron gatishmërinë e BE-së për të forcuar themelet e mbrojtjes, të teknologjisë dhe industrisë së BE për këto çështje. Kjo garanton sigurinë dhe mbrojtjen afatgjatë të qytetarëve të BE-së, thotë Robles.

Në sfond të kësaj marrëveshjeje ka pasur shumë probleme me të cilat përballen anëtarët e BE-së në lidhje me dërgimin e një sasie të mjaftueshme të municioneve dhe artilerisë, domethënë raketave që i duhen Kievit në luftën mbrojtëse kundër Rusisë. Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese duhet të parandalojë “bllokadat” në furnizimin e ushtrisë ukrainase, do të thotë të sigurojë që anëtarët e Bashkimit Evropian në të ardhmen të jenë në gjendje të mbrohen në rast nevoje dhe të kenë rezerva të mjaftueshme të pajisjeve ushtarake.

Municione konstestueseMunicione konstestuese
Municione konstestueseFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance
Marrëveshja e arritur natën e kaluar (07. 07. 2023.) duhet të mbështetet zyrtarisht nga Këshilli i Shteteve Anëtare, pra të konfirmohet edhe nga Parlamenti Evropian. Pas pranimit zyrtar, sipas rregullave të BE, kjo dispozitë mund të hyjë në fuqi në fund të korrikut.

Bomba thërmuese për Ukrainën?

Ndërkohë, në media u shfaqën informacione se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dyshohet se janë të gatshme t’u dërgojnë ukrainasve bomba thërrmuese të diskutueshme. Mediat që publikuan këtë informacion pretendojnë se së shpejti mund të vijë një njoftim zyrtar për lëvizjen, pavarësisht kritikave, shkruajnë mediat amerikane duke cituar burime në qeverinë amerikane.

Duke gjykuar nga këto pretendime, vendimi është aktualisht në tryezën e Presidentit Joseph Biden. Vendimi varet se kur do të shpallet zyrtarisht, pra kur do të komunikohet publikisht vendimi për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Joe Biden duhet të vendosëJoe Biden duhet të vendosë
Joe Biden duhet të vendosëFotografi: Evan Vucci/AP/picture alliance
“Munionet thërrmuese janë duke u shqyrtuar. Kur planet të shpallen zyrtarisht, ne do të japim më shumë detaje,” premtoi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Ky është një njeri që normalisht i zgjedh fjalët me shumë kujdes. Përdorimi i këtyre municioneve është i ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare, kryesisht për shkak se ky lloj arme është jashtëzakonisht i rrezikshëm për popullatën civile.

SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e mbështesin marrëveshjen

Bombat thërrmuese përmbajnë një numër të madh të të ashtuquajturave “nënprojektile”, pra predha të kalibrit të vogël, të cilat dalin nga kutia pasi aktivizohet një bombë e tillë. Bombat më të vogla shpesh nuk shpërthejnë menjëherë pas aktivizimit, kështu që mund të ndodhë që ato të vrasin ose plagosin njerëz shumë kohë pas hedhjes së tyre.

Municione për UkrainënMunicione për Ukrainën
Municione për UkrainënFotografi: Philipp Schulze/dpa/picture alliance
Marrëveshja ndërkombëtare e Oslos e ndalon përdorimin e bombave thërrmuese. Megjithatë SHBA, Ukraina dhe Rusia nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje ndërkombëtare. Një zëdhënës i Pentagonit, i vetëdijshëm për kritikat që mund të pasojnë këtë njoftim, vuri në dukje se SHBA dëshiron të dorëzojë vetëm “armë moderne dhe relativisht të sigurta” në Ukrainë, raporton televizioni gjerman ARD.

Pentagoni e ka konsideruar prej kohësh furnizimin me armë të tilla

Ukrainasit kanë kërkuar prej kohësh armë moderne, si raketa ashtu edhe bomba, me ndihmën e të cilave mund të godasin objektiva të shumtë në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ata shpresojnë se mund të thyhen linjat mbrojtëse ruse, për të arritur përparim në kundërsulm. Pentagoni ka qenë duke menduar për dërgimin për një kohë të gjatë, konfirmoi shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Mark Milley, javën e kaluar. Vendet e tjera evropiane furnizuan gjithashtu municione thërrmuese të cilat rusët i përdorin gjithsesi, arsyetoi ai vendimin e SHBA.

Pasi u njoftuan planet e qeverisë amerikane për dërgimin e këtyre lloj armësh në Kiev, nuk vonoi shumë reagimi i organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndër të tjera, Amnesty International e dënoi ashpër këtë qëllim. Përdorimi i municioneve të tilla nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, thotë Amnesty. Dhe shton se është një kërcënim i madh për jetën e civilëve – edhe për një kohë të gjatë pas përfundimit të një konflikti./DW


Top Channel

You may also like