ZGJEDHJET2024/Osmani, Taravari dhe Dimitrievski i mblodhën nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën presidenciale

by admin
Spread the love

Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arben Taravari, kandidat i bllokut opozitar “Vlen” dhe Maksim Dimitrievski, lider i ZNAM-Për Maqedoninë tonë, i mblodhën 10 mijë nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët për kandidaturën presidenciale.

Sipas të dhënave më të reja të publikuara të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) përfundimisht me ditën e djeshme, deri në orën 20:00 Osmani ka pasur gjithsej 11 028, Taravari 10 083 dhe Dimitrievski 10 700 vota.

Nënshkrimin për parashtruesit e kandidaturës për president të shtetit kanë vendosur gjithsej 48 624 qytetarë.

Sipas pasqyrës së KSHZ-së, pas këtyre tre kandidatëve, më afër grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme është kandidatja e mbështetur nga partia e E Majta, Biljana Vankovska-Cvetkovska e cila ka mbledhur 7 876 nënshkrime dhe kandidati i GROM, Stevço Jakimovski me 6 676 vota.

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatëve për shef të shtetit kanë më pak nënhskrime – kandidatja Meriha Smailloviq e mbështetur nga Lidhja demokratike boshnjake ka 887, kandidati Velo Markovsksi 924 nënshskrime, Gjorgji Manaskov – 267, Zorica Cvetkovska – 140, Gospodin Poposski ka 40 nënshkrime. Sipas  të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë, asnjë nënshkrim nuk ka për kandidatin Tome Nikollovski.

Procedura për grumbullimin e nënshkrimeve, e cila filloi më 23 shkurt, do të zgjatë pa ndërprerë, çdo ditë, prej orës 8:00 deri më orën 20:00, ndërsa ditën e fundit, më 8 mars do të punojnë deri në orën 24:00. Grumbullimi i nënshskrimeve po zhvillohet në të gjitha sektorët dhe zyret rajonale të KSHZ-së të vendousra në selitë e 34 vetëqeverisjeve lokale dhe para noterëve komptentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatit për president është një grup votuesish, nevojitet të mblidhen sës paku 10.000 nënshkrime nga votuesit e regjistruar në Listën zgjedhore, përderisa kur parashtrues të listës së kandidatit për president janë deputetët, nevojitet të mblidhen së paku 30 nënshkrime nga deputetët.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për president të shtetit duhet t’i parashtrojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, në mesnatë.

Afati për grumbullimin e nënshkrimeve ka të bëjë edhe me zgjehdjet preidenciale, edhe me ato parlamentare.

Sipas të dhënave të publikuara të deritanishme nga KSHZ, në përfaqësitë diplomatike-konssullare (PDK) kanë arritur gjithsej 185 paraqitje nga shtetasit e RMV-së të cilët ndodhen për punë apo qëndrim të përkohshëm jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill dhe për zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Shtetasit tanë do të mund të paraqiten për votim deri më 18 mars në mënyrë elektronike apo në PDK-të e shtetit tonë në vendet ku jetojnë.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë është 8 maj kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

MARKETING



You may also like